Nga Paqësori në SHBA njihuni me oraret e pritjes së Vitit të Ri 2026

  • A.P /
  • 31 December 2025 - 11:00
Nga Paqësori në SHBA njihuni me oraret e pritjes së Vitit të Ri 2026

Anembanë globit po bëhen përgatitjet e fundit për festimet e Vitit të Ri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në Times Square, tashmë është zhvilluar një provë gjenerale për festimet e sonte. Një “Top Konstelacioni” i ri, i sapoprodhuar, është montuar dhe organizatorët u mblodhën mbrëmë për ta testuar, duke e ngritur dhe ulur përgjatë shtyllës ikonike 139 metra të lartë.

Po ashtu, u testua edhe hedhja e konfetit, që mbuloi turmat me copa shumëngjyrëshe festive.

Ndërkohë, njerëzit janë paralajmëruar të mos vizitojnë një pikë të njohur vrojtimi në qendër të Londrës, ku zakonisht mblidhen mijëra persona për të parë fishekzjarrët e Vitit të Ri.

Primrose Hill, në zonën Camden, ofron pamje panoramike të kryeqytetit dhe në vitin 2024 rreth 30 mijë festues u mblodhën aty për të pritur Vitin e Ri. Megjithatë, këtë vit parku do të jetë i mbyllur.

Portat do të mbyllen nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit të nesërm.

Vendimi për mbylljen e këtij vendi të njohur erdhi pasi policia e dedikuar e parkut u hoq si pjesë e masave për uljen e kostove. Një zëdhënës i Royal Parks tha se vendimi nuk u mor lehtë:

“Vitin e kaluar, rreth 30 mijë persona vizituan Primrose Hill për të parë shfaqjen e fishekzjarrëve të organizuar nga kryetari i bashkisë së Londrës për natën e Vitit të Ri. Ky nuk ishte një aktivitet i organizuar zyrtarisht, por një grumbullim spontan në një park të hapur, ku kemi mundësi të kufizuara për të garantuar sigurinë publike.”

Qoftë me fishekzjarrë, shfaqje dritash apo me rënien tradicionale të topit, ndërsa viti 2025 po mbyllet, festimet po shpërthejnë në të gjithë botën.

Ja oraret e pritjes së Vitit të Ri sipas zonave kohore:

10:00 – Ishujt e Paqësorit, përfshirë Samoan dhe Kiribatin

11:00 – Zelanda e Re

13:00 – Australia

15:00 – Koreja e Veriut, Koreja e Jugut, Japonia

16:00 – Tajvani, Hong Kongu, Kina

17:00 – Tajlanda

18:30 – India

20:00 – Emiratet e Bashkuara Arabe

21:00 – Rusia

22:00 – Afrika e Jugut

23:00 – Gjermania

1 Janar

03:00 – Brazili

05:00 – Nju Jorku

08:00 – Los Anxhelosi


(Kosova Sot Online)