Këta janë pesë kandidatët më të votuar te partitë më të mëdha

  • A.P /
  • 31 December 2025 - 11:05
Këta janë pesë kandidatët më të votuar te partitë më të mëdha

Afër 70% e votave për kandidatët e partive për deputetë janë numëruar, sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lëvizja Vetëvendosje doli e para në këto zgjedhje të parakohshme, e cila u pasua nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.

Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Më poshtë pesë kandidatët më të votuar të partive më të mëdha shqiptare:

Lëvizja Vetëvendosje

Albin Kurti – 241,920 Vota

Glauk Konjufca – 188,513 Vota

Albulena Haxhiu – 98,786 Vota

Hekuran Murati – 97,790 Vota

Donika Gërvalla – 87,956 Vota

Partia Demokratike e Kosovës

Bedri Hamza – 110,875 Vota

Arian Tahiri – 51,283 Vota

Përparim Gruda – 47,739 Vota

Uran Ismaili – 37,640 Vota

Sala Jashari – 34,838 Vota

Lidhja Demokratike e Kosovës

Lumir Abdixhiku – 53,682 Vota

Hykmete Bajrami – 33,730 Vota

Ukë Rugova – 29,649 Vota

Avdullah Hoti – 26,409 Vota

Doarca Kica-Xhelili – 26,119 Vota.

(Kosova Sot Online)