Një grua në Fushë Kosovë raporton se u dhu*nua nga dy persona

  • A.P /
  • 01 January 2026 - 09:45
Një grua në Fushë Kosovë raporton se u dhu*nua nga dy persona

Një rast i dhunimit është raportuar në Fushë Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Siç bën të ditur policia, viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas viktimës, ajo fillimisht i është dhënë alkool dhe drogë, ku pastaj është dhunuar në një motel nga dy të dyshuar meshkuj të panjohur.

Po ashtu, sipas raportit të policisë viktima pastaj me forcë është fut në veture dhe është lënë në rrugë.

Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim.

“DHUNIM

Fushë Kosovë 31.12.2025 – 05:30. Viktima femër kosovare, ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas viktimës, ajo fillimisht i është dhënë alkool dhe drogë, ku pastaj është dhunuar në një motel nga dy të dyshuar meshkuj të pa njohur. Viktima pastaj me forcë është fut në veture dhe është lënë në rrugë. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


(Kosova Sot Online)