Një plumb qorr ka goditur dritaren e shtëpisë së një qytetari
Gjatë festimeve të Vitit të Ri, në Prishtinë, një plumb qorr ka goditur dritaren e shtëpisë së një qytetari, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Rasti ka ndodhur në intervalin kohor 31 dhjetor – 1 janar, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Policia ka nisur hetimet.
Raporti i plotë:
Prishtinë / 31.12.2025 – 01.01.2026 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një plumb qorr ka goditur dritaren e shtëpisë së tij. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)
