Aksident i rëndë, dy të vdekur dhe katër të plagosur - mes tyre dy fëmijë

  • A.P /
  • 02 January 2026 - 11:05
Aksident i rëndë, dy të vdekur dhe katër të plagosur - mes tyre dy fëmijë

Një aksident i rende ka ndodhur para pak min me pare ne aksin Lezhe- Shkodër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga përplasja e forte e dy automjeteve ne afërsi të fshatit Gocaj, dyshohet se dy persona kane ndërruar jete, dhe janë plagosur 4 të tjerë mes tyre dy femijë.

Për nxjerrjen e trupave kane ndërhyre forcat zjarrfikëse të cilët me pas u morën me ato ambulance. Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendgjarje për zbardhjen e shkaqeve te ketij aksidenti.

(Kosova Sot Online)