Disa personave iu amuputan gishtat dhe shuplakat nga incidentet me mjete piroteknike

  • A.P /
  • 02 January 2026 - 13:30
Disa personave iu amuputan gishtat dhe shuplakat nga incidentet me mjete piroteknike

Avokati, Arianit Koci, të enjten në një postim në profilin e tij në facebook ka njoftuar se në QKUK pesë personave u janë amputuar gishtat dhe shuplakat, si pasojë e incidenteve me mjete shpërthyese gjatë festimeve për fundvit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjithashtu sipas tij, një person ka pësuar edhe lëndime të rënda. Koci bën përgjegjëse policinë e Kosovës për parandalimin e një situate të tillë.

Postimi i plotë:

Alarm serioz për shoqërinë.

Vetëm sot, në QKUK, pesë personave u janë amputuar gishtat dhe shuplakat si pasojë e përdorimit të mjeteve shpërthyese – petardave, gjatë festimeve. Një person tjetër ka pësuar lëndime të rënda.

Këto aksidente janë pasojë e një rreziku që po tolerohet me vite të tëra.

Policia mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për parandalimin e kësaj situate.

Kërkohet veprim i menjëhershëm: kontroll rigoroz në terren, konfiskim i mjeteve shpërthyese dhe ndalim i përdorimit të tyre gjatë festimeve.

Qytetarët ftohen që të mos përdorin mjete shpërthyese, përfshirë petardat, dhe të tregojnë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

Shuplaka është pjesa thelbësore e trupit, për funksionimin e njeriut. Humbja e saj nënkupton invaliditet të përhershëm dhe pasoja të rënda për individin dhe për shoqërinë.

Prandaj, çdo vonesë institucionale prodhon viktima të reja.

(Kosova Sot Online)