Peci mesazh opozitës: 'Mos jau pinë sorra mendtë mos me qëndru në sallë kur zgjidhet Presidentja Vjosa Osmani'

  • A.P /
  • 02 January 2026 - 12:31
Peci mesazh opozitës: 'Mos jau pinë sorra mendtë mos me qëndru në sallë kur zgjidhet Presidentja Vjosa Osmani'

Faton Peci nga Lista Guxo dhe kryetari i Mitrovicës së Jugut ka dhënë një deklaratë ‘kërcënuese’  në drejtim të opozitës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Peci tha se “nëse ua pi sorra mendët”, referuar opozitës, dhe “nuk qëndrojnë në sallë për votim të presidentës”, atëherë sipas tij “kërcënohet demokracia”, duke aluduar se VV do ta thellojë rezultatin.

“Në rast se runa Zot, që thotë populli ja u pi sorra mendët edhe nuk qëndrojnë në sallë në zgjedhjen e presidentit atëherë ne mundemi me shku në një proces zgjedhor ku seriozisht rrezikohet demokracia në vend”, tha Peci.

(Kosova Sot Online)