Ja sa para lejohen të futen në Kosovë pa deklarim

  • A.P /
  • 07 January 2026 - 08:00
Ja sa para lejohen të futen në Kosovë pa deklarim

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka deklaruar se Dogana ka realizuar reforma në të gjitha fushat, duke theksuar se viti i kaluar ka sjellë një dinamikë të re pune dhe rezultate konkrete në menaxhimin doganor.

Llugaliu ka treguar për vlerën e mjeteve monetare që qytetarët lejohen të bartin gjatë hyrjes në Kosovë, duke sqaruar se secili qytetar mund të bartë deri në 10 mijë euro pa obligim deklarimi, si në transportin ajror ashtu edhe në atë tokësor, ndërsa çdo shumë mbi këtë vlerë duhet të deklarohet, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

(Kosova Sot Online)