Kosova merr sistemet raketore anti-tank OMTAS nga Turqia

  • A.P /
  • 07 January 2026 - 08:36
Kosova merr sistemet raketore anti-tank OMTAS nga Turqia

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot kanë pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara nga Turqia në dhjetor të vitit 2023, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Maqedonci ka thënë se ky është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.

“Rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për ushtrinë tonë ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional”, ka shkruar Maqedonci.

(Kosova Sot Online)