Kurti: Qytetarëve nga komuniteti serb që kremtojnë Krishtlindjen u uroj festë të gëzuar

  • A.P /
  • 07 January 2026 - 11:15
Kurti: Qytetarëve nga komuniteti serb që kremtojnë Krishtlindjen u uroj festë të gëzuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar qytetarët e komunitetit serb, të besimit ortodoks festën e Krishtlindjeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti ka uruar që kjo ditë e shenjtë të sjell dashuri, mbarësi dhe begati.

“Qytetarëve tanë nga komuniteti serb, të besimit ortodoks, që sot kremtojnë Krishtlindjen sipas kalendarit julian, u uroj festë të gëzuar. Kjo ditë e shenjtë ju sjelltë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet tuaja. Festofshi në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin. Le të na bashkojë e mira. Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie. Uroj që Krishtlindja t’ju gjejë pranë familjes, në shëndet dhe gëzim”, ka uruar Kurti në Facebook.


(Kosova Sot Online)