Evakuohet një familje katër anëtarëshe në Prishtinë

  • A.P /
  • 08 January 2026 - 07:45
Evakuohet një familje katër anëtarëshe në Prishtinë

Fatmir Bilalli, nga Drejtoria e Emergjencave në Prishtinë, ka njoftuar mbi reshjet në Kryeqytet, ku telashe janë shfaqur në disa lagje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bilalli tha se këtyre ditëve janë marrë me pasojat e vërshimeve.

Ai shtoi se një rast i rëndë është identifikuar në lagjen e Vranjevcit (Kodra e Trimave), familje e cila do të evakuohet.

“Rast më të rëndë deri më sot është rasti i sotëm, ku është një familje katër-anëtarëshe, e cila duhet të evakuohet dhe strehohet sepse kushtet nuk janë për jetesë. Që nga sonte ne do t’i evakuaojmë dhe t’iu sigurojmë një banesë deri në rregullimin e shtëpisë së tyre ose të bëhet renovimi i saj”, tha Bilalli.

Ai tha se nuk presin telashe të mëdha nga reshjet dhe se janë të përgatitur për çdo situatë.

(Kosova Sot Online)