Prokuroria ka zhvilluar aksion në disa qytete

  • A.P /
  • 08 January 2026 - 08:29
Prokuroria ka zhvilluar aksion në disa qytete

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit janë duke realizuar një aksion të madh në disa qytete të Kosovës.

Deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës..

Aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”. Në këtë aksion janë të përfshirë një numër i madh i prokurorëve dhe zyrtarëve policorë.

(Kosova Sot Online)