Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa ligje të miratuara nga Kuvendi
Ankesa e PDK-së, Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa ligje të miratuara nga Kuvendi natën e 5 dhjetorit 2024, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka shpallë antikushtetuese dhe ka shfuqizuar një sërë ligjesh të miratuara nga Kuvendi më 5 dhjetor 2024.
Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë për këto lidhje ishte bërë nga 12 deputetë të PDK-së.
Me pesë vota për dhe dy kundër, Gjykata Kushtetuese vendosi t’i shfuqizojë disa ligje që përfshinin shërbimet e pagesave, banimin social, sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, provimin e maturës shtetërore, Prokurorinë Speciale dhe lojërat mesdhetare.
(Kosova Sot Online)
