Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua në Prishtinë
Një grua humbi jetën derisa po trajtohej në QKUK për plagët e marra në një aksident që ndodhi në fshatin Slivovë të Prishtinës më 3 janar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Policia tha se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Fsh. Slivovë, Prishtinë 03.01.2026 – 14:33. Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, me 10.01.2026 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
(Kosova Sot Online)
