Ndërprehet qarkullimi për automjete në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj
Policia e Kosovës ka ndërprerë qarkullimin për automjete në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, nga rrethi i Marigonës te Prishtina Mall, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas pamjeve të fundit rrugët në të dy drejtimet shihen të mbushura me ujë.
“Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt, në koordinim me zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtje të rrugës, është marrë vendim që të bllokohet plotësisht qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor për një kohë të caktuar”, tha ma herët policia në njoftim.
(Kosova Sot Online)
