Berisha: Rama dhe Lubia po vazhdojnë me manipulimin e provave

  • A.P /
  • 10 January 2026 - 16:30
Berisha: Rama dhe Lubia po vazhdojnë me manipulimin e provave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministren Belinda Balluku se po vazhdojnë djegien, prishjen, manipulimin dhe asgjësimin e provave në Kryeministri dhe institucionet vartëse, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi këtë veprim si një akt të pashembullt, duke thënë se Rama “tejkalon Maduron” dhe se është gjykuar tashmë nga opinioni publik dhe interneti.
Ai u shpreh se këto janë përpëlitje të qeverisë për t’i shpëtuar përgjegjësisë, ndërsa ironizoi krahasimet mes Ramës dhe presidentit venezuelian Maduro.

Berisha kërkoi gjithashtu shpalljen me urgjencë të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në zonat e përmbytura, duke theksuar se dëmet në zonat industriale janë kolosale dhe se bizneset kanë pësuar humbje të mëdha.

FJALA E BERISHËS:

Unë jam këtu sot për të denoncuar gjithashtu krimin në vazhdim që po ndodh në ndërtesën e kryeministrisë dhe agjencitë që varen nga Lubi Balluku me djegien, prishjen, manipulimin, asgjësimin e provave monstruoze të Lubisë dhe Edi Ramës.

Ky është një akt i pashembullt.
Edi Rama tejkalon Maduron.

E morët vesh se ç’ndodhi në emision?
Një socialist i Delta Forcës, i thirrur aty, nuk thoshte u arrestua Maduro, por thoshte u arrestua Ramaduro.

Ekzakt, sepse ai e dinte se ai e meriton njëlloj si Maduro.
Ose t’u jap një shembull tjetër që do u habisë.

Futuni në internet, habia e internetit. Ajo xhakaventoja e tutave të Maduros, Nike, ajo është bërë virale numër 1 në Shqipëri. Në

Shqipëri, pastaj në SHBA, imagjinoni ju se të gjithë duan ta shohin Edi Ramën të veshur me të.
E tha bukur një gazetar.

Maduron e arrestoi presidenti Trump, Ramaduron e arrestoi interneti. 
U shkonte ju mendja që xhakaventoja e Maduros të bëhej objekti më viral edhe se në SHBA? Njishi Shqipëria.

Por këto janë përpëlitjet e tij.
Sidoqoftë ne kërkojmë shpalljen me urgjence të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në zonat e përmbytura.

Deputetët tanë, drejtuesit e degëve, janë në detyrë, duke shprehur solidaritetin e tyre me banorët dhe bizneset thellësisht të dëmtuara dhe bërë një përllogaritje paraprake për kompensimin e tyre.
Ka fabrika që kanë dhjetëra milionë euro investime të cilat janë të gjitha nën ujë.

Dëmet janë kolosale.
E tëra ajo zonë është zonë industriale në të vërtetë.

(Kosova Sot Online)