Arrestohet pronari i një lokali pasi u kap duke luajtur poker

  • A.P /
  • 12 January 2026 - 11:05
Arrestohet pronari i një lokali pasi u kap duke luajtur poker

Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi në lokalin e tij ai ka luajtur poker me 14 persona tjerë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PALIGJSHËM- Skenderaj  11.01.2026 – 00:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti është takuar në lokalin e tij duke luajtur poker së bashku me 14 persona të tjerë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një tavolinë në të cilën luhej pokeri, çipa të pokerit, letra për poker. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)