Arrestohet një person pasi u kap duke vjedhur para

  • A.P /
  • 12 January 2026 - 13:15
Arrestohet një person pasi u kap duke vjedhur para

Një 35-vjeçar me inicialet J.N., është arrestuar pas një vjedhjeje të kryer në një lokal në Tiranë, ku ai ishte i punësuar si kamarier. Vjedhja u zbulua pas kallëzimit të bërë nga menaxheri i subjektit dhe përmes analizimit të pamjeve filmike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas burimeve, një pjesë e parave të vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan si provë. Materialet janë dërguar në prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.


(Kosova Sot Online)