Përleshje mes tre personave: Dy të lënduar nga mjeti i mprehtë

  • A.P /
  • 13 January 2026 - 14:05
Përleshje mes tre personave: Dy të lënduar nga mjeti i mprehtë

Një përleshje ka ndodhur sot në sheshin “Nëna Terezë” në Klinë, ku dy persona kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në ora 10:40 është njoftu policia në Klinë se në sheshin “Nëna Terezë”, pas një mosmarrëveshje ka filluar një përleshje mes tre personave, dy prej tyre kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Janë duke u trajtu në spitalin në pejë, janë jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Gashi shtoi se në vendin e ngjarjes janë njësitet kompetente dhe se personi tretë gjendet në arrati.


(Kosova Sot Online)