Gjendet i vdekur një person në afërsi të një shtëpie të pabanuar
Policia e Kosovës është duke e hetuar një vdekje në Lipjan, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Bazuar në informacionet e autoriteteve kosovare, një burrë është gjetur pa shenja jete në afërsi të një shtëpie të pabanuar, afërsisht 200 metra larg shtëpisë së tij.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar afërsisht 200 metra larg shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)
