Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

  • A.P /
  • 14 January 2026 - 12:00
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

S.R dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023. Për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)