Qytetarët dorëzojnë në polici mbi 10 mijë euro që i gjetën në një lokal

  • A.P /
  • 15 January 2026 - 13:05
Qytetarët dorëzojnë në polici mbi 10 mijë euro që i gjetën në një lokal

Policia në Pejë ka njoftuar se dy qytetarë kanë dorëzuar në stacion policor 10 mijë e 50 euro që i kishin gjetur në një lokal, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ato i janë kthyer pronarit.

“Me datë 10.01.2026, në Stacionin Policor Pejё, ёshtё raportuar nga njё qytetar se nё rrugën ‘Vllёzёrit Gёrvalla’ nё Pejё, nё njё lokal, i ka humbur njё shumё tё hollash nё vlerё prej; dhjetëmijë e pesëdhjetë (10050) euro. Me datёn 13.01.2026, dy qytetar nga Peja, kanё ardhur ne Stacionin Policor nё Pejё, dhe kanё dorёzuar shumёn e tё hollave prej: dhjetëmijë e pesëdhjetë (10050) euro, tё cilat i kishin gjetur nё njё lokal nё rrugën e lartёcekur. Policia ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur tё hollat, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Pejё, dhe pas hetimeve tё nevojshme nё koordinim me prokurorin e Shtetit, nga zyrtarët Policor ju kanё kthyer tё hollat. Policia e Kosovës, falënderon qytetaret për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.”

(Kosova Sot Online)