Vuçiq: Kosova bëri gjithçka për të na akuzuar por nuk ia arriti

  • A.P /
  • 16 January 2026 - 16:04
Vuçiq: Kosova bëri gjithçka për të na akuzuar por nuk ia arriti

Në përvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksansder Vucic, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij, Kosova ka bërë gjithçka për ta akuzuar Beogradin zyrtar për vrasjen e Ivanoviqit, megjithatë thotë se “nuk i ka arritur”.

Vuçiq duke improvizuar si i interesuar për zbardhjen e vrasjes, ka thënë se është i bindur që kjo vrasje do të hetohet plotësisht, meqë s’ka krime të përsosura dhe se asgjë s’mund të fshihet.

“Më vjen keq që nuk na dhanë ekspertizën mjeko-ligjore që kërkuam nga të huajt, në mënyrë që të mund të jepnim prova për të gjitha përfundimet që arritëm, si u organizua dhe pse u organizua”, ka thënë Vuçiq 

(Kosova Sot Online)