Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht

  • A.P /
  • 17 January 2026 - 09:40
Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht

Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga një person derisa ishin në stacionin policor në Kaçanik, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Njëri nga ta pasi kishte marrë fillimisht tretman mjekësor në QKMF u dërgua në emergjencën e Ferizajt.

Ndërkaq, i dyshuari u dërgua në mbajtje.

“Stacion policor Kaçanik 16.01.2026 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në vendin e punës. Pas tretmanit mjekësor në QKMF, njëri nga zyrtarët është dërguar në emergjencën e Ferizajt për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

(Kosova Sot Online)