Politikania serbe akuzon regjimin e Vuçiqit për organizim kundër Oliver Ivanoviqit

  • A.P /
  • 17 January 2026 - 12:05
Politikania serbe akuzon regjimin e Vuçiqit për organizim kundër Oliver Ivanoviqit

Politikania serbe, Marinika Tepic, ka shkruar në përvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Ajo ka akuzuar regjimin e Aleksander Vuçiqit për organizim të kampanjës së linçimit së Ivanoviq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Tepic thotë se televizioni në fjalë ku është transmetuar një video kundër Oliver Ivanoviqit financohet 100 % nga qeveria e Serbisë.

Politikania serbe e ka akuzuar regjimin e Vuçiqit se i kanë “duart me gjak”.

“Transmetimi i videos monstruoze kundër Oliver Ivanoviqit u bë i mundur nga Qeveria serbe e kryesuar nga Ana Brnabiq dhe Zyra për Kosovën e Marko Gjuriqit.Kjo thirrje për linçim u transmetua për herë të parë në TV Most, e cila është pjesë e Ndërmarrjes Publike Mreža-Most, e themeluar nga Qeveria serbe. Qeveria financon këtë kompani informacioni publik pothuajse 100%.Në vitin 2017, me 157 milionë dinarë subvencione nga Qeveria Ana Brnabiq, dhe 4 milionë të ardhura vetanake. Duart tuaja janë të përgjakura!”, ka shkruar ajo në X.

(Kosova Sot Online)