Kurti dhe Haradinaj humbasin vota, Hamza e Abdixhiku fitojnë
Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet parlamentare po vazhdon, dhe rezultatet e deritanishme kanë sjellë ndryshime të vogla në numrin e votave edhe për liderët e partive politike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas të dhënave të raportuara kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë pësuar rënie të numrit të votave pas rinumërimit. Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë shënuar rritje të votave.
Kurti ka 154 vota më pak pas rinumërimit të deritanishëm.
Kreu i AAK-së, Rmaush Haradinaj ka 15 vota më pak nga rinumërimi i deritanishëm.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza pas rinumërimit të deritanishëm ka 26 vota më shumë.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka 14 vota më shumë nga rinumërimi i deritanishëm.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri më tani procesi i rinumërimit ka përfunduar në 19 komuna. Gjatë pjesës tjetër të ditës, sipas radhës, do të përfshihen edhe komuna të tjera.
Rinumërimi i votave është bërë për shkak të dyshimeve për gabime në numërimin fillestar.
Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).
(Kosova Sot Online)
