Administrata e presidentit Trump ka kontaktuar figura të ndryshme anembanë botës

  • A.P /
  • 19 January 2026 - 07:08
Administrata e presidentit Trump ka kontaktuar figura të ndryshme anembanë botës

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka kontaktuar figura të ndryshme anembanë botës për t’u bërë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes” dhe në entitete të lidhura me të, të cilat synojnë të mbikëqyrin qeverisjen dhe rindërtimin në Gazën e pasluftës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Shtëpia e Bardhë tha se do të ketë një bord kryesor, të kryesuar nga vetë Trump, një komitet palestinez teknokratësh, të cilët synojnë të qeverisin territorin e shkatërruar nga lufta, dhe një “bord ekzekutiv” të dytë që duket se është projektuar të ketë një rol më këshillues.

Ndërkohë, mediat e huaja, kanë publikuar atë që po vlerësohet si lista e personave të përfshirë deri më tani në entitete të ndryshme, përcjell Telegrafi.

Konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë

Bordi i Paqes

Shtëpia e Bardhë thotë se ky organ do të përqendrohet në çështje të tilla si “ndërtimi i kapaciteteve qeverisëse, marrëdhëniet rajonale, rindërtimi, tërheqja e investimeve, financimi në shkallë të gjerë dhe mobilizimi i kapitalit”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryetar

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio

(Kosova Sot Online)