Kryeziu për dyshimet për manipulime me vota: Paramendoni çka ka ndodhë në zgjedhje lokale
Pas rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë, proces që po vazhdon – ka rezultuar që të ngriten dyshime serioze për manipulim të votave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ismet Kryeziu nga DnV, ka thënë se 29 mijë vota janë zbritur vetëm në Prizren.
Ai ka shtruar si dyshim se çfarë ka mundur të ndodh në zgjedhje lokale, kur asambleistët kanë 200-300 vota.
“Paramendoni në zgjedhje lokale çfarë ka mundur me ndodh, ku ka kandidatë për asamble me 200-300 vota, çfarë ka mundur të ndodh”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)
