Trump godet Britaninë: Ajo çfarë po bëjnë është akt idiotesk

  • A.P /
  • 20 January 2026 - 10:45
Trump godet Britaninë: Ajo çfarë po bëjnë është akt idiotesk

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sulmoi ashpër Britaninë e Madhe në një postim të ri në Truth Social, duke e lidhur gjithçka me aspiratat e tij për marrjen e Grenlandës.

Në npostim, ai iu referua vendimit të Londrës për t’ia dorëzuar Ishujt Chagos Mauritiusit, që përfshin Diego Garcian me një bazë ushtarake britaniko-amerikane. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, vendndodhja e bazës do t’i jepet me qira Mbretërisë së Bashkuar për një periudhë prej 99 vitesh.

Trump e quajti këtë idiotësi të madhe dhe arriti në përfundimin se ishte “një tjetër arsye në një sërë të gjatë arsyesh” pse SHBA-të duhet të marrin Grenlandën.

“Çuditërisht, aleati ynë ‘brilant’ i NATO-s, Mbretëria e Bashkuar, aktualisht po planifikon t’ia japë ishullin Diego Garcia, vendin e një baze ushtarake jetësore amerikane, Mauritiusit, PA ASNJË ARSYE. Nuk ka dyshim se Kina dhe Rusia e kanë vënë re këtë akt dobësie të plotë. Këto janë fuqi ndërkombëtare që njohin vetëm forcën, prandaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën udhëheqjen time, tani, pas vetëm një viti, respektohen si kurrë më parë. Dhënia e një territori kaq jetësor nga Mbretëria e Bashkuar është një akt IDIOTIZMI TË MADH dhe një tjetër në një linjë shumë të gjatë arsyesh të sigurisë kombëtare pse Grenlanda duhet të merret. Danimarka dhe aleatët e saj evropianë duhet të BËJNË GJËNË E DUHUR. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkroi Trump.

(Kosova Sot Online)