Një çift pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin

  • A.P /
  • 21 January 2026 - 11:00
Një çift pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin

Një çift, bashkëshortë, pas një mosmarrëveshje verbale, kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, dhe pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 20.01.2026, 17:42. Është raportuar se dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë- bashkëshortë, pas një mosmarrëveshje verbale, kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia në raportin 4 orësh.

(Kosova Sot Online)