Italia nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes të Trumpit

  • A.P /
  • 21 January 2026 - 14:00
Italia nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes të Trumpit

Italia nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes të inicuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka raportuar të mërkurën gazeta Corriere della Sera, duke përmendur shqetësimin se bashkimi me një grup të udhëhequr nga lideri i një vendi të vetëm mund të shkelte kushtetutën e Italisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Plani i Trumpit ka shkaktuar deri tani reagime të kujdesshme nga aleatët perëndimorë, pasi diplomatët vënë në dukje se Bordi mund të minojë punën e Kombeve të Bashkuara.

Një burim i ka thënë agjencisë Reuters se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, udhëheqëse e krahut të djathtë që ka pasur marrëdhënie të mira me Trumpin, nuk ka gjasa të marrë pjesë në Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Bordi i propozuar do të kryesohet nga Trumpi dhe do të trajtojë fillimisht konfliktin në Gazë, përpara se të zgjerohet në çështje të tjera globale. Vendet anëtare do të duhet të paguajnë një tarifë prej 1 miliard dollarësh secila për të fituar anëtarësim të përhershëm.

Sipas kushtetutës së Italisë, vendi mund t’i bashkohet organizatave ndërkombëtare që sigurojnë “paqe dhe drejtësi midis kombeve” vetëm “në kushte të barabarta me shtetet e tjera”, një kusht që nuk përputhet me dominimin e SHBA-së në Bordin e ri, shkruan Corriere della Sera.

Deri më tani, kundërshtimin për pjesëmarrje në Bordin e Paqes e ka shprehur edhe Franca.

(Kosova Sot Online)