Kurti-Marta Kos’it: Asnjë vend i rajonit s’ka qenë më i përgatitur se Kosova
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në margjinat e Forumit Ekonomik në Davos, është takuar me Komisioneren e Bashkimit Europian për Zgjerim, Marta Kos, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Zyra e Kryeministrit në njoftim tha se temat e diskutuara mes tyre ishin mbi “progresin ekonomik” dhe “avancimin demokratik të vendit”, për të cilat tha se janë kyçe në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Europian.
Për ambiciet e Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat, Kurti, sipas ZKM-së, i ka thënë komisioneres Kos se Kosova është më e përgatitur se vendet e rajonit që kishin qenë kur i është dhënë ky status.
(Kosova Sot Online)
