Ja sa milionë u shpenzuan nga buxheti i Kosovës për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë

  • A.P /
  • 21 January 2026 - 15:30
Ja sa milionë u shpenzuan nga buxheti i Kosovës për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë

Për mbrojtjen e të akuzuarve në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, nga buxheti i Republikës së Kosovës janë shpenzuar 6 milionë e 277 mijë e 500 euro gjatë vitit 2025, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërsa në total, për mbrojtjen e të akuzuarve dhe vizitat familjare janë shpenzuar 6 milionë e 515 mijë e 67 euro e 69 centë.

Dhomat e Specializuara të Kosovës janë themeluar në gusht të vitit 2015, pasi deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kishin miratuar amendamentin kushtetues, përkatësisht nenin e ri 162 të Kushtetutës së Kosovës, me dy të tretat (2/3) e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si dhe Ligjin pёr Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit tё Specializuar (ZPS).

(Kosova Sot Online)