Trump-liderëve në Davos: Do ta mbajmë mend nëse thoni 'Jo' për Greenlandën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Davos ka thënë se nuk do të përdorë forcë për të marrë Greenlandën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Nuk do të merrnim asgjë nëse nuk do të përdorja forcë dhe fuqi të tepruar, rast në të cilin do të ishim të pandalshëm.
Nuk do të përdor forcë.”, raporton The Guardian.
Trump më pas pretendon se SHBA “nuk ka përfituar asgjë nga NATO-ja”, përveç mbrojtjes së Evropës nga Rusia.
Duke kaluar te NATO-ja, Trump ka thënë: “ne japim kaq shumë dhe marrim kaq pak në këmbim”.
Trump ka vënë në dukje shefin e NATO-s, Mark Rutte, i pranishëm në sallë – i cili më herët gjatë ditës ishte shprehur pozitivisht për presionin e Trumpit për rritjen e shpenzimeve ushtarake nga vendet anëtare të NATO-s, transmeton Gazeta Express./
Trump kathënë edhe se ‘’Do ta mbajmë mend nëse thoni jo për Grenlandën’’
Trump më pas shtrëngon presionin verbal mbi elitën globale, teksa përpiqet t’i bindë ata ta lejojnë të marrë Grenlandën.
Duke kapur thelbin e “artit të marrëveshjes”, Trump i thotë Forumit Ekonomik Botëror:
“Mund të thoni po dhe ne do të jemi shumë mirënjohës, ose mund të thoni jo dhe ne do ta mbajmë mend.”
(Kosova Sot Online)
