Hamza: Shpërndarja e miliona eurove ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve

  • A.P /
  • 22 January 2026 - 07:36
Hamza: Shpërndarja e miliona eurove ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza ka folur pikërisht për ditën e zgjedhjeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij, shpërndarja e miliona eurove për disa muaj rresht, ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

“Muajve të fundit, edhe para zgjedhjeve lokale janë dhënë qindra miliona euro. Kjo e ka bërë efektin e vet, domethënë përmes parave publike është ndikuar në vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Kjo dhe shumë faktorë kanë ndikuar që e kemi këtë rezultat”, tha Hamza.

Pos tjerash, ai shtoi se vendi mund të futet në një bllokadë financiare, ku mund të mos ekzekutohen pagat.


(Kosova Sot Online)