Hamza: Nëse konstatohet vjedhja e votave s’duhet ta pranohet mandati
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur rreth dyshimeve për vjedhje të votave.
Ai u tregua goxha i ashpër me bashkpartiakët e tij.
Kreu i PDK-së theksoi se nëse faktohet vjedhja e votave brenda partisë, si akt moral, kandidatët për deputetë nuk duhet ta pranojnë mandatin.
“Ti mundesh me i pasë 50 mijë vota, 100 mijë vota, por nëse të janë shtuar votat, konstatohet edhe faktohet se ti je pjesë e saj, nuk mund të thuash ti se unë edhe pa këto vota bëhem deputet”, deklaroi Hamza,
(Kosova Sot Online)
