Rubio: Trump është i gatshëm të angazhohet me këdo në interes të paqes

  • A.P /
  • 22 January 2026 - 13:45
Rubio: Trump është i gatshëm të angazhohet me këdo në interes të paqes

Pas nënshkrimit nga të gjitha vendet anëtare, fjalën e ka marrë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rubio e lavdëroi Bordit e Paqes dhe ia atribuoi Trumpit meritat për bashkimin e tij.

“Ai nuk kufizohet nga disa nga gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën, dhe është i gatshëm të flasë ose të angazhohet me këdo në interes të paqes”, tha Rubio.

Rubio theksoi se detyra e këtij grupi “së pari dhe kryesisht” është “të sigurojë që kjo marrëveshje paqeje në Gazë të bëhet e qëndrueshme”.

Pastaj, Rubio tha se mund të shikojë edhe drejt vendeve të tjera.

Meqenëse hollësitë e veprimtarisë së bordit janë ende të paqarta, Rubio e përshkroi atë si një punë në zhvillim.


(Kosova Sot Online)