'Pritet që çmimi i rrymës të shtrenjtohet prej 10 deri në 20%'

  • A.P /
  • 23 January 2026 - 14:00
'Pritet që çmimi i rrymës të shtrenjtohet prej 10 deri në 20%'

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, ka deklaruar se Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), para se të marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike, duhet të analizojë me kujdes dyshimet për manipulime gjatë importit të rrymës, i cili vitet e fundit ka kapur vlerën mbi 500 milionë euro.

Mulaj theksoi se ZRRE duhet të ketë parasysh edhe faktin se operatori që ofron shërbimin universal të energjisë elektrike e blen rrymën nga KEK me një çmim shumë të ulët.

Megjithatë, pavarësisht këtyre rrethanave, ai ngriti alarmin se, bazuar në praktikat e deritanishme të ZRRE-së, çmimi i energjisë elektrike pritet të shtrenjtohet.

“Unë nuk e di çfarë vendimi do të marrë ZRrE, por, realisht nëse bazohemi në praktikat e viteve të kaluara pres që të ngritët çmimi i energjisë elektrike, por bëjë thirrje tek opinioni publik, partitë politike, institucionet e tjera që të bëjnë presion te ZRRE dhe një herë e përgjithmonë të verifikohen dyshimet që ekzistojnë lidhur me tregtinë e rrymës sepse ka debate që çojnë hije të zezë tek ZRrE. Unë pres që rryma të shtrenjtohet ndoshta 10 deri në 20%, por duhet të dihet se kjo do ta godas ekonomitë familjare pra amvisëritë por edhe bizneset që janë të lidhura në shërbimet universale të energjisë elektrike…”, për tv 21.


(Kosova Sot Online)