Ja sa komisionerë nuk iu përgjigjen ftesës për intervistim nga policia

  • A.P /
  • 23 January 2026 - 15:15
Ja sa komisionerë nuk iu përgjigjen ftesës për intervistim nga policia

Rreth 20 komisionerë të angazhuar në procesin zgjedhor nuk i janë përgjigjur ftesës së Prokurorisë dhe Policisë për intervistim, në kuadër të hetimeve për dyshimet për manipulim të votave.

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të tyre, me qëllim të sigurimit të pranisë për procedurat hetimore.

Ndërkohë, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, deri më tani janë intervistuar mbi 60 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të angazhuar në procesin zgjedhor.

(Kosova Sot Online)