Një vrasje në tentativë ka ndodhur në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 24 January 2026 - 09:00
Një vrasje në tentativë ka ndodhur në Fushë Kosovë

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në “Rrugën e Pejës” në Fushë Kosovë, ka bërë të ditur policia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo tha se një person u gjet i lënduar dhe u dërgua në QKUK për tretman mjekësor.

“Rr e Pejës, Fushë Kosovë 23.01.2026-15:42. Raportohet se është gjetur i lënduar viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.  Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh.

(Kosova Sot Online)