Veliu kërkon reformë në Podujevë: Kemi humbje rresht, s’kemi deputet
Ish-nënkryetari i LDK-së dhe ish-kreu i Degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliu, ka thënë se Dega e Podujevës duhet të reformohet pas rezultateve të dobëta, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas Veliut, përveç humbjeve në zgjedhjet lokale, për herë të parë Dega s’ka arritur që të ketë një deputet në Kuvendin e Kosovës.
“Pas largimit tim dhe marrjes së kompetencave të kryesisë, me një vendim kundërstatutor dhe të padrejtë, Degës i janë imponuar vendime të mbyllura, përjashtuese dhe pa legjitimitet.Rezultati është i qartë:
humbje, demotivim dhe largim i anëtarësisë. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, Dega e LDK-së në Podujevë nuk është e përfaqësuar me deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)
