Prokuroria Speciale konfirmon: Faton Peci u intervistua për rastin e granteve

  • A.P /
  • 30 January 2026 - 15:15
Prokuroria Speciale konfirmon: Faton Peci u intervistua për rastin e granteve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, është intervistuar në cilësinë e të pandehurit sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta.

“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”.

Peci u intervistua për grantet në Ministrinë e Bujqësisë gjatë kohës sa ishte në krye të këtij dikasteri.

(Kosova Sot Online)