Një fëmijë ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë
Një aksident trafiku ka ndodhur dje pasdite në fshatin Surkish të Podujevës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Një vajzë shtatëvjeçare është goditur me veturë, e cila pësoi lëndime trupore dhe aktualisht është duke u trajtuar në QKUK, bëri me dije policia.
Ndërkaq, i dyshuari është ndaluar përkohësisht në stacionin policor.
“Fsh. Surkish, Podujevë 30.01.2026 – 18:19. Ka ndodhë një aksident trafiku, ku i dyshuari mashkull kosovar, me veturën e tij ka goditur një këmbësore femër shtatë vjeçe. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe gjendet në QKUK për tretman mjekësor. I dyshuari është ndaluar përkohësisht në stacion policor”, thuhet në raportib 24-orësh të policisë.
(Kosova Sot Online)
