Një person është arrestuar nën dyshimin se ka keqpërdorur kartelën bankare
Një person është arrestuar në rrugën “UÇK” në Prishtinë nën dyshimin se ka keqpërdorur kartelën bankare të një qytetari,
transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai dyshohet se ka bërë blerje në vlerë 2400 euro.
“Me 30.01.2026 është arrestuar i dyshuari nën dyshimin e bazuar se ka keqpërdorë kartelën bankare të qytetarit duke bërë pagesa në vlerë 2400 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia.
(Kosova Sot Online)
