KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244

  • A.P /
  • 31 January 2026 - 14:15
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij  bazuar në Rezolutën 1244

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të KFOR-it kanë vijuar patrullimet e rregullta në disa komuna në veri të Kosovës, brenda zonës së përgjegjësisë së RC-E, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftim bëhet e ditur se, përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan ndërgjegjësimin për situatën dhe kontribuon në stabilitetin në të gjithë rajonin.

Sipas KFOR-it, kjo reflekton angazhimin e qëndrueshëm të misionit për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme” thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)