Ymeri: Më shumë m’qesin fotografi të Bërnabiq veq pse po e akuzoj Kurtin për energjinë
Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se po vazhdohet fushata kundër saj edhe pas zgjedhjeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ajo ka thënë se po i thuhet “ti je serbe”, vetëm se kritikon Albin Kurtin për çështje e energjisë elektrike.
“Mua më shumë më qesin fotografi të Bërnabiq, sesa foto tjera. Thonë kjo është serbe, sepse unë e kritikoj Kurtin për çështjen e energjisë elektrike”.
“Kur ka pas rënie të blloqeve në KEK thonë ka punëtorë të opozitës që janë duke e ndalë”, ka thënë ajo.
(Kosova Sot Online)
