Peci: Koalicioni me LDK-në është i pamundur me 3% nuk punon as iPhone -i
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, nuk ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët bashkëpunimi me LDK-në për vazhdimin e koalicionit qeverisës në këtë komunë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Peci në njëfarë forme e ka konfirmuar prishjen e koalicionit përmes një postimi publik, duke zgjedhur një qasje ironike ndaj ish-partnerit të koalicionit.
“Me 3% nuk punon as iPhone-i”, ka shkruar Peci, duke iu referuar rezultatit që LDK-ja kishte arritur në zgjedhjet lokale në Mitrovicë.
(Kosova Sot Online)
