Ngjarje e rëndë: Dy persona janë gjetur pa shenja jete në një banesë

  • A.P /
  • 05 February 2026 - 09:05
Ngjarje e rëndë: Dy persona janë gjetur pa shenja jete në një banesë

Një ngjarje e rëndë është raportuar dje në Rahovec, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Halil Hamza”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rasti është paraqitur rreth orës 08:30 në Stacionin Policor në Rahovec nga një familjar, i cili ka njoftuar se gjatë vizitës tek kushëriri i tij, i cili jetonte i vetëm, i ka gjetur të shtrirë pa shenja jete dy persona: H. M. rreth 86 vjeç dhe J.M. rreth 64 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e të dy viktimave.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit dhe Prokurorin kujdestar për krime të rënda, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa është urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

Trupat janë transportuar drejt IML-së në Prishtinë, ndërsa rasti për hetime të mëtejshme i është dorëzuar Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të DRP Gjakovë.

Hetimet janë në vazhdim.


(Kosova Sot Online)