Protestuesit kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe ndërtesën e KEDS-it

  • A.P /
  • 06 February 2026 - 14:15
Protestuesit kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe ndërtesën e KEDS-it

Në Prishtinë u zhvillua protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Protesta ka filluar pranë ndërtesës së KEDS-it. Qytetarët po mbajnë pankarta “Nuk e durojmë më hajninë” dhe “Sakrifikone KEDS-in, jo popullin”.

Ata kanë hedhur ngjyrë të kuqet drejt ndërtesës së KEDS-it duke brohoritur “Hajnat jashtë”.

Pas shqyrtimit të kërkesës së KESCO-s, ZRRE-ja pritet që në mars të marrë vendim nëse do të ketë rritje të tarifave të rrymës apo jo.


(Kosova Sot Online)