Prokuroria në Hagë po kërkon 45 vjet burgim për Rexhep Selimin, reagon bashkëshortja e tij

  • A.P /
  • 09 February 2026 - 13:05
Prokuroria në Hagë po kërkon 45 vjet burgim për Rexhep Selimin, reagon bashkëshortja  e tij

Shqipe Mehmeti Selimi, deputetja e zgjedhur dhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ka reaguar në Facebook ndërsa Prokuroria e Specializuar në Hagë kërkoi 45 vjet dënim për bashkëshortin e saj dhe tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

“E shenjta UÇK! E shenjtë është liria për të cilën luftuam e u derdh gjak”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

“Historia jonë nuk rishkruhet. Drejtësi për çlirimtarët!”, shtoi Mehmeti Selimi.

(Kosova Sot Online)